|
S T A T U T I
I FONDIT HUMANITAR TË KOSOVËS LINDORE -PRESHEVË, BUJANOC, MEDVEGJË
I. Dispozitat e përgjithshme
Neni 1.
Fondi Humanitar i Kosoveës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, (në tekstin e mëtutjeshëm: Fondi) është i themeluar nga bashkatdhetarë të Kosovës Lindore në mërgim dhe ka karakter kombtar - humanitar.
Fondi nuk është parti politike, ndaj në të i bashkojnë mjetet dhe e udhëheqin bashkatdhetarët që përkohësisht Janë në mërgim, pamvarësisht prej përkatësisë politike.
Fondi ka karakter jashtpartiak.
Selia e fondit është në Zürich (CH).
Neni 2.
Veprimtarinë e vet Fondi e mbështetë në grumbullimin e mjeteve materiale nga bashkatdhetarët në mërgim, dhe atë nga 240.-(dyqind e dyzet) SFr
në do vit kalendarik për të punësuarit në Zvicër, dhe nga 24.-(njëzet e katër) SFr për refugjat me Status të pa zgjidhur.
Neni 3.
Qëllimi i Fondit është që të kontribuojë në zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale, t'i kontribuojë sigurimit të minimumit të ekzistencës familjeve ekonomi kisht të rrezikuara.
Me pëlqimin e Këshillit Koordinues të subjekteve të organizuara të Kosovës Lindore, fondi materialisht ndihmon subjektet e organizuara në vendlindje
që për objektiv kanë realizimin e lirive dhe të drejtave politike e kombtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Neni 4.
Për t'u shfrytëzuar mjetet nga fondi kërkesa me shkrim, nga subjektet e organizuara, shoqatat humanitare, Kuvendet e Bashkësive lokale, apo
grupit të bashkatdhetarëve në vendlindje, pasi të jet shqyrtuar dhe miratuar nga Këshilli Koordinues, i dorëzohet kryesisë së fondit.
Kryesia e fondit mundet, kur e konsideron të arsyeshme, që edhe pa kërkesë të askujt të akordoje ndihma.
Për ndarjen, akordimin e ndihmave kryesia e fondit merr vendim me shkrim.
Neni 5.
Me konstituimin e organeve ligjedhënëse dhe ekzekutive të Autonomisë politike - territoriale të Kosovës Lindore fondi bëhet Instrument i organit ekzekutiv të autonomisë.
2-
Neni 6.
Fondi nuk insiston në shpartallimin e fondeve ekzistuese nga Kosova Lindore të Bashkësive Lokale, Shoqatave humanitare, Klubeve etj që për qëllime të ngjajshme veprojnë në diasporë dhe nuk pengon themelimin eventual tëtyre.
Subjektet e organizuara në vendlindje, Bashkësitë Lokale, Shoqatat hu manitare, Klubet etj mund të jenë shfrytezues të mjeteve të fondit.
Neni 7.
Është detyrë dhe obligim kombtar i xhdo bashkatdhetari të Kosovës Lindore në mërgim që të ndaje mjete për këtë fond ashtu siç është parapa me këtë Statut.
Neni 8.
Fondi e ka vulën e vet.
Vula e ka formën e rrumbullakët dhe mban mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe gjermane: Fondi Humanitar i Kosovës Lindore-Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë - Zürich, dhe Humanitärer Fond aus Ost Kosova.- Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Zürich.
II. DETYRAT PROGRAMORE TE FONDIT
Neni 9.
Fondi përmes këshillave te veta bën evidentimin e mërgimtarëve të Kosovës Lindore që punojnë dhe përkohësisht veprojnë në shtetet jashtë vend-lindjes.
Nga të njejtit bashkatdhetarë, por përmes keshillave bën grumbullimin e kontributeve në të holla.
Mbledh shenimë për familjet dhe personat ekzistencialisht të rrezikuar dhe materialisht ndihmon ato.
Kur e konsideron të arsyshme ndihmon shkollimin dhe ngritjen profe-sionale të nxënësve e studentëve me gjendje të rëndë materiale.
Ndihmon ngritjen e objekteve me karakter të përgjithshem në Kosovën Lindore.
Ndimon ngritjen dhe funksionimin normal të objekteve me karakter gjithëkombtar.
Mban kontakte bashkëpunimi me subjektet e organizuara, Bashkësitë Lokale, shoqatat dhe klubet në vendlindje dhe diasporë.
III. ORGANET E FONDIT
Neni 10. Organet e fondit Janë:
1. Kuvendi.
2. Kryesia.
3. Këshilli mbikqyrës.
-3-
1. KUVENDI
Neni 11.
Kuvendi është organi më i lartë i fondit. Kuvendi i ka _________ anëtarë. Neni 12.
Kuvendi i fondit i ka këto kompetenca:
- nxjër dhe ndryshon statutin e fondit,
- nxjerr programin e fondit,
- bën kontrollin e të hyrave dhe të dalave të fondit,
- nxjerr planin financiar,
- nxjerr llogarinë përfundimtare,
- bën analizën e punës së fondit,
- zgjedh dhe shkarkon kryesinë e fondit, kryetarin dhe këshillin mbi-kqyrës të fondit.
Neni 13.
Kuvendi i rregullt i fondit mbahet më së paku l (një) herë në vit. Kuvendi i jashtzakonshëm mbahet në qoftë se për këtë deklarohet Kryesia e fondit, dhe së paku 2/3 (dy të tretat) e këshillave të fondit.
Vendimet e Kuvendit Janë të plotëfuqishme kur në të Janë të pranishëm gjysma e anëtarëve.
Vendimet e Kuvendit Janë të plotëfuqishme nëqoftëse për to, me akla-macion, deklarohen më tepër se gjysma e anëtarëve të pranishëm.
Miratimi i Statutit, ndryshimet dhe plotesimet e tij bëhen kur për këtë votojnë 2/3 (dy të tretat) e anetarëve të Kuvendit të fondit.
Neni 15.
Kuvendin e hap kryetari, e në mungesë të tij nenkryetari i Kryesisë së fondit i cili e udhëheq mbledhjen derisa te zgjidhet kryesia e punës.
Neni 16.
Kërkesat dhe propozimet e anëtarëve të Kuvendit i dorëzohen kryesisë më së paku 3 (tri) ditë para fillimit të kuvendit.
2. KRYESIA
Neni 17.
Kryesia është organ ekzekutiv i Kuvendit të fondit dhe për punën e vet përgjigjet Kuvendit.
Kryesia ka gjithësejt 13.(trembedhjetë) anëtarë.
Kryesia e ngushtë (sekretariati) përbëhet nga:
Kryetari
2 nënkryetarë
sekretari.
Mandati i kryesisë zgjatë 2 (dy) vjet.
-4-
Neni 18.
Kryetarin e Kryesisë të fondit e zgjedh Kuvendi me shumicë votash, kurse nënkryetarët dhe Sekretarin e zgjedh kreyia.
1 njëjti person në detyrën e kryetarit mund të zjgidhet më së shumti
2 (dy) mandate rresht.
Neni 19.
Fondin e përfaqëson kryetari, e në mungesë të tij nënkryetarët ose sek-retari.
Neni 20.
Mbledhjet e kryesisë i konvokon dhe i udhëheq kryetari, e në mungesë te tij atë e zëvendëson njeri prej nenkryetarëve.
Kuorumin për punën e kryesisë e përbën shumica e anëtarëve të kryesis.
Vendimet miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të kryesisë.
Askush nuk ka të drejtë perfaqesimi.
Neni 21.
Sekretari bën punët administrative-teknike, pergatitë rendin e ditës për ; mbiktqyre v^M-hnWafhife administrative e financiare dhe kryen punë të
tjera të cilat ia beson kryesia.
Neni 22.
Në kompetencë të kryesisë Janë këto punë:
akordon ndihma për subjektet e organizuara, bashkatdhetare, shoqatat dhe Bashkësi Lokale në vendlindje, nga mjetet e grumbuluara në fond,
cakton mbledhjet e kuvendit,
përgatitë propozime dhe raportet për kuvendin e fondit,
zbaton vendimet e kuvendit,
kryen edhe punë tjera nga kompetencat e këtij statuti.
Për ti kryer më me sukses e përpikëri detyrat nga fushëveprimi i vet, kryesia me akt të veçant mund të formojë komisione dhe trupa tjerë punues.
3 KESHILLIMBIKQYREËS
Neni 23.
Këshilli mbikqyrës është organ i Kuvendit të fondit.
Neni 24.
Keshillin mbikqyrës e përbëjnë: kryetari, dhe
2 (dy) anetarë.
Neni 25.
Këshilli mbikqyrës bën kontrollimin e veprimtarisë financiare, të librit të arkës,
-5-
të fakturave të gjendjes së arkës dhe i jep vërejtjet dhe propozimet e veta Kryesisë së fondit.
Neni 26.
Mandat! i Këshillit mbikqyrës, kryetarit dhe anëtarëve zgjat 2(dy)vjet.
Neni 27.
Puna e kryetarit, anëtarëve të kryesisë, këshillit mbikqyrës të fondit dhe të gjithë të tjerëve është vullnetare.
Askush nga drejtuesit e fondit nuk ka të drëjtë të kërkoje kompenzime për punen e bërë në fond dhe lidhur me fondin, e as për fitimin e humbur.
IV SHUARJA E FONDIT
Neni 28.
Fondi shuhet:
Me vendimin e kuvendit për të cilin deklarohen 2/3 e përfaqësuesve në kuvend.
Nëse këtë e kërkon Keshilli Koordinues i subjekteve të organizuara të Kosovës Lindore.
Mjetet me të cilat fondi disponon në ditën e shuarjes me vendim të ku- vendit i dorëzohen një subjekti ne
Kosovën Lindore qe përkah karakteri dhe qëllimi i veprimtarisë është më i afërt me objektivat e fondit humanitar.
V DISPOZITAT E FUNDIT
Neni 29.
Ky Statut hyn në fuqi me 17.Mars 2002, ditën e mbajtjes të Kuvendit të III (tretë) zjgedhor, kur u aprovuan dhe miratuan ndryshimet dhe plotësimet e statutit të dates l0.Nëntor 1997.
Zürich, me 17. Mars 2002 Kryetari i Kryesise
|