FondiHome Referatat Lajme Statuti Kontakt
Formulari Antarsimit

Nder Menya

Abono Newsletter
Abono Newsletter

Sponzorët
ad-aaretal
Credit Suisse
8070 Zuerich

CS Zuerich -Oerlikon
Humanitaerer Fond Aus Ost Kosovo - Fondi Hum. i Kosoves Lindore
8051 Zuerich

Kontonummer: 80-500-4


 

Fondit Humanitar i Kosovës Lindore -Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, në Zürich - CH
Me 16.Mars 1997 në Höri ZH formohet Këshilli iniciativ për Fondin Humani¬tar të Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Anëtarët ë keshillit:


1.    Skender Ismaili - koordinator
2.    Bajram Dalipi    - anëtar
3.    Kadri Rexhepi   - anëtar
4.    Ismet Rrustemi  - anëtar


Me 2I.Mars 1997 në bankën Credit Suisse në Orlikon ZH hapet konto numri (xhiro llogaria) i fondit.
Subjektet politike të Kosovës Lindore njoftohen për këtë iniciativë dhe kërkohet që ta thërrasin anëtarësinë dhe simpatizuesit e vet të përkrahin fondin.
Formohen këshillat e fondit në Zürich, Solothurn, Basel, Schwiz. Më vonë këshilla formohen edhe në Wettingen, St.Gallen, Egg, Affolern am Albis, Schliern.
Me 16,Nentor 1997 në Zürich mbahet Kuvendi i I (parë) zgjedhor i fondit.Zgjidhet kryesia, aprovohet statuti dhe programi i fondit.
Kontributet


Fondi Humanitar i Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me seli në Zürich - CH, ka realizuar këto ndihma:
07.11.1998 ndihmohen:
-    popullata e rrezikuar shqiptare në Kosovë,
-    ndërtimi i shkollës fillore në f.Nasalcë,
-    Fondi i Solidaritetit në Bujanoc,
-    SH.H.B. „Nëna Terezë" në Preshevë,
-    Univerziteti në Tetovë.
23.11.1999.- Vebi Hajdari, për popullatën e rrezikuar në Dobrosin.
25.07.2000.- Shefket Musliu, për popullatën e rrezikuar në Konçul dhe rrethinë.
26.08.2000.- Fondi Humanitar KK Preshevë.
26.08.2000.- Revista „Jehona" Tërnoc.
10.01.2001.- Ndihmohet popullata e organizuar shqiptare për  rezistencë kundër for-
cave ushtarake e policore të Serbisë në zonën e Preshevës. Janar 2001.- Nga Gjermania dërgohen mbathje për zonen e Preshevës. 23.02.2001.- Ndihmohet popullta e organizuar e Preshevës me mjete profesionale per rezistencë sa më të suksesshme kundër forcave serbe. 09.03.2001.- Ndihmohen shqiptarët e bashkuar ne f.Konçul e rrethinë. 09.03.2001.- Ndihmohet Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc. 11.03.2001.- Ndihmohet popullata e bashkuar shqiptare ne zonen e Carrit. 24.03.2001.- Ndihmohet popullata e bashkuar për rrezistencë në zonën e Preshevës. 25.05.2001.- Ndihmohet popullata e organizuar shqiptare në Iliridë. Qershor 01.- Ndihmohet popullata e organizuar shqiptare në Iliridë.
19.06.2001.- Ndihmohet revista „Jehona" në Tërnoc.
Dhjetor 01.- Ndihmohen 20 (njëzet) familje e familjarë të dëshmorëve dhe invalidë të
luftës. 21.02.2002.- Ndihmohet Afrim Agushi nga f.Nasalcë, invalid i luftës për vënien e protezes në këmbë. Qershor 02.- Ndihmohen familjarët e Agim Agushit në f.Miratoc, i vrarë nga ushtria serbo-sllave.
2002/2003.- Për vitin akademik 2002/2003 fondi ndanë 17 (shtatëmbëdhjetë) bursa për studentë nga Kosova Lindore. Shfrytëzues të kësaj burse Janë studentet: Arbërije Mehmedi,Arbnora Hajdari,Zejnepe Sulejmani,Hava Sadiku, Shenasi Kamberi, Kujtime Presheva,Vajon Ajvazi,Alban Bilalli, Mevlan Shabani, Mirsada Zeneli, Suad Ibrahimi, Merita Fetahu, Teuta Fazliu, Florim Hyseni, Vedat Shabani, Elhan Murati, Basri Fejzullahu.
Korrik 02.-   Ndihmohet Keshilli Shqiptar i masave të përkohshme në KK Bujanoc
për zgjedhje lokale sa më të suksesshme.
Shtator 02.-   Dërgohen 8 kompjuter në shkollën fillore „A.Krashnica" në Miratoc. Nëntor 02.-  Ndihmohen 14 familje e familjarë të deshmorëve dhe invalidë të luftës. Maj 2003.-   Ndihmohen Faton Jusufi nga f.Raincë dhe Bexhet Arifi nga f.Konçul.
2003/2004.- Për vitin akademik 2003/2004 fondi ndanë 7 (shtatë) bursa për studentë nga Presheva e Bujanoci. Këta Janë: Kujtime Presheva, Arbërije Mehmedi,Hava Sadiku, Vajon Ajvazi,Suad Ibrahimi,Merita Fetahu, Teuta Fazliu.
Janar     04.- Ndihmohen 18 (tetëmbëdhjetë) familje e familjarë dhe invalidë të luftës
Qershor 04.- Ndihmohet Emin Ismaili nga f.Vaksincë, invalid i luftës.
Dhjetor 04.- Ndihmohen familjarë dhe invalidë të luftës.
Janar     05.- Ndihmohet popullata ne Azinë Juglindore e goditur nga „Tzunami"
Mars 2005.- Ndihmohet Veton Veliu fëmi i sëmurë nga f.Strezoc.
Dhjetor 05.- Ndihmohen 10 (dhjetë) familje e familjarë të deshmorëve të luftës.


Fondihumanitar GashiDesign