 |
Të nderuar bashkatdhetarë
Të nderuar mysafirë, pjesëmarrës të Kuvendit të IV (katërt) zgjedhor të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë
Vite me rradhë aktiviste të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore _ Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, zhvillojnë aktivitet me bashkatdhetarët tanë, mërgimtarë, këtu në Zvicër, në bazë të programit dhe statutit të fondit. Suksesi i aktivitetit të zhvi-lluar gjithëmonë është mvarë prej situatës në vendlindje dhe nivelit të vetëdijës të mër-gimtarëve tanë. Kjo don të thotë se sa herë që në vendlindjen tonë, Kosovën Lindore, shkallëzohet situata edhe gadishmeria e bashkatdhetarëve tanë për të kontribuar ngritet në nivel më të lartë. Në anën tjetër një numër i bashkatdhetarëve gjithemonë është në përpjekje për rezultate te mira, pamvarësisht se qfarë situate mbretëron në vendlindje. Në rastin e parë bashkatdhetarët mërgimtarë vendlindjen e shofin të rrezikuar vetëm atëherë kur okupatori botërisht i bën të qarta qëllimet e veta. Në këso raste doemos imponohet homogjenizimi i bashkatdhetarëve tanë kudo që gjinden, në vendlindje apo diasporë. Në situata të tilla edhe nuk ka alternativë tjetër, ngase vetëm te bashkuar tej-kalohen vështirësitë, sigurohet ekzistenca e llojit, mbrohen trojet. Në raste të tilla akti-vistet nuk e kanë të vështirë aktivitetin. Gjithëkund mirëpriten e ndihmohen për aktivitet sa më të suksesshem. Në situata tjera, kur në vendlindje mbretëron njefarë qetësie relative, qetësi e brishtë, që në asnjë menyre nuk guxojmë ta pranojmë si qetësi, vjen në shprehje aktiviteti vetëm i atyre bashkatdhetarëve mergimtarë që kanë vetëdije të lartë atdhetare. Për këta bashkatdhetarë vendlindja vazhdimisht është në rrezik nga okupatori dhe aktiviteti nuk duhet dhe nuk guxon të ndalet as për një sekondë. Për këta çdo ndalje apo largim nga aktiviteti, sado i shkurtë që të jët ai, don të thotë zgjatje edhe më e madhe e agonisë së robërisë. Kjo kategori e bashkatdhetarëve, për aktivitetin e vet, ka edhe arsyet e vata. Në Kosovën Lindore, me popullate shumicë shqiptare, mbretëron shkallë e lartë e papunesisë, varferi, jetimë e invalidë të luftës, veteranë ish luftetarë të luftës të pa punesuar. Për këtë shtresë të popullatës, pushteti aktual as që don të dijë se ekziston e leje më edhe të ndërmarrë diqka për tu ndihmuar. E vetmja shpresë e tyre diaspora dhe organizimet e mirëfillta të saj. Këtë porosi dhe kërkese te heshtur të kategorisë së përmendur të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, e ka kuptuar në menyrën më të mirë të mundur. Ndaj edhe anëtarët e kryesisë së fondit kudo që Janë $ paraqitur kanë shtruar problemet e bashkatdhetarëve në vendlindje për të eilet Jane shprehur se duhet patjetër të ndihmohen. Kjo ngase nëse pushteti tregon moskujdesje ndaj tyre, atehëre mos të barazohemi edhe ne me atë pushtet. Poqese ne tregohemi të të moskujdesshëm ndaj tyre, atehere i krijojmë mundesi pushtetit që të manipuloje me ta duke shfrytezuar gjendjen e rëndë materiale të tyre. Këtë ne si bashkatdhetarë mergimtarë me të ardhura të rregullta nuk guxojmë ta lejojmë në asnjë menyrë. Si pjesë e popullatës me të ardhura të rregullta, edhe pse nuk jemi pa probleme edhe ne, kemi mundesi te organizohemi e të veprojmë edhe në drejtim të arsimimit të gjenerates së re Në këtë drejtim qdo investim i yni, me nxjerrjen e kuadrave të reja, shumefish do të
shpërblehej. Kujdesi ndaj jetimëve dhe invalidëve të luftë ve ne peshoje tëgjithëneve, të rumbulluar rreth fondit, apo jasht tij. Kjo kategori e bashkatdhetarë tane nëvendlindje Janëpjesa mëe goditur e popullatë sonë Tëmbetur pa prind e të ballafaquar me veshtirësiekonomike, nuk guxojmëas për një çast ti lerne në harresë. Poashtu invalidët e luftës, të eilët humbën pjesët e trupit të vët për një të ardhme tonen më të mirë, nuk duhet të ndihen si barrë e jonë.
Në këtë drejtim Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për të gjithë bashkatdheta' rët tanë në diasporë, me kohe ka ofruar punë të qetë, punë sistematike, punë nie rend, punë të kontrolluar, punë në shërbim të vendlindjes. Këtë për arsye se atë gjendje që në vendlindje e kemi nuk na pelqën, e nuk e kemi atë që e pëlqejmë. E të kërkohet me e pasë atë që e pëlqen pa sakrifikue diçka, ose që atë ta sjellë dikush tjetër pa e dhënë së paku atë që mundesh, është diçka qe pak kush, e ndoshta edhe kerkush nuk do ta pranojë. Kjo ka qenë prej fillimit, e mbetet edhe më tutje, mënyra dhe motoja e punës të fondit humanitar. Perkundrazi fondi, gjatë punës së vet, kurrë nuk ka përdorë meto-den e frikësimit, të patriotizmit folklorik, atë të shqetësimit e të emocioneve. Zaten edhe aktivistet e fondit, gjatë veprimtarisë së tyre, për qellim kryesor gjithnje kishin sqarimin e karakterit te fondit, nevojën që fondi para bashkatdhetarëve tanë e shtron, e jo se, kontribuesve të fondit, do t'u leshohet certifikatë e patriotizmit apo ndonjë mi-rënjohje per punën e bërë, dhe se atyre qe nuk kontribuojnë ne fond do tu ndalot qeva-rrimi ne vendlindje, siç predikonin e frikësonin disa disa vite me parë.
Kryesia e fondit prej kuvendit te fundit, mbajtur me 17.03.2002 e deri në këtë kuvend, ka mbajtur gjithësejt 18 (tetembedhjetë) mbledhje te rregullta. Në secilen prej këtyre mbledhjeve Jane kerkuar rruge dhe metoda më të përshtatshmë për të depërtue dhe nderhy ne vetedijen e fjetur të disa prej bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Në kët funksion, nje delegacion i kryesisë së fondit ne përbërje Skender Ismaili dhe Nexhat Fejzullahu kanë realizuar nje takim me ish luftetarin,Rabit Aliun ne Prishti-Në, udheheqe te partive politike ne Preshevë e Bujanoc: Zeqirja Fazliun, Bejtulla Os-manin, Behlul Nasufin, Fatmir Hasanin, Izmit Sadikun. Kjo vizitëu bë në fund te mu-jit pril 2002.
Në mbledhjen eV (pestë) kryesia e fondit ka marre vendim qe familjareve te Agim Agushit nga f.Miratoc, i vrarë nga ushtria serbo-sllave, t'i akordoje ndihmë prej 1500.- Sfr. Ky vednim me sukses është realizuar nga sekretari i fondit Xhelal Memeti Po ne këtë mbledhje është vendosë që KëshilliShqiptar i masave të përkohshme në KK Bujanoc, për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale, të ndihmohet me 7500-Sfr. Sot fondi ndihet mjaft krenar për këtë ndihmë sepse dha kontributin e vet që për herë të parë në historinë e kësaj komune, me popullësi shumicë shqiptare, të fitoje shu-micën e këshillëtarëve shqiptarë në kuvend e poashtu edhe prefekti i komunës u zgjodh shqiptar.
Në verën ev.2002 fondi i ka dërguar 8 (tete) kompjuter në shkollën fillore „Ab-dullah Krashnica" në f.Miratoc. Këtë projekt e realizon Xhelal Memeti. Bartja e tyre është realizuar nga mjetet e fondit në shumë prej 800 (tetëqind).-Sfr.
Për vitin akademik 2002/2003 fondi realizoi një nder projektet më të rëndësi -Shme duke nda 17 bursa njëvjeçare për studentë me gjendje të vështirë materiale nga komuna Preshevë e Bujanoc. Fondi.shpalljen për këto bursa e kishte bërë edhe për studentë shqiptarë nga komuna e Medvegjës, por fatkeqësisht nga kjo komunë nuk pati asnjë lutje.
Në fund të „Nentori solidar 2002", që fondi tanimë e ka bërë muaj tradicional
të solidaritetit për jetimet e familjarët e deshmorëve dhe invalidët e luftës, kryesia e fondit realizoi ndihma në 14 familje të dëshmorëve e familjarëve dhe ivalidëve të luftës.
Në mbledhjen e IX (nëntë) të kryesisë, e mbajtur me 01.03.2003, merret ven-dim që të ndihmohen Fat Jusufi nga f.Raincë, ish ushtar i UCPM-së dhe profesori i historisë nga f.Konçul Bejxhet R.Arifi. Ndihma nga 1500 - Sfr.këtyre personave, nga mjetet e grumbulluara përmes fondit, me sukses i realizojnë anëtarët e kryesisë së fondit Bajram Dalipi e Xhelal Memeti.
Në mbledhjen e XII (dymbedhjetë), mbajtur me 11.01.2004, kryesia e fondit merr vendim për shpërndarjen e mjeteve familjarëve e jetimeve dhe invalidëve të luftës, mjete kë'to të grumbulluara nga akcioni „nëntori solidar 2003". Me këtë rast ndihmohen 18 familjarë e invalidë të luftës. Po në këtë mbledhje ndahen 7 (shtate) bursa njëvjecare për studentë nga Presheva e Bujanoci, per vitin akademik 2003/2004.
Me një shumë tejet modeste, prej 300.- Sfr ndihmohet ish luftetari i UCK-së nga f. Vaksincë Emin Ismaili, i cili në Zvicër ishte sjellë për mjekim nga shoqata AKS-Kumanova e cila vepron në Zürich. Për këtë ndihmë shoqata AKS-Kumanova me dat-ën 19.02.2005 fondit i ndanë një mirenjohje.
Për „Nentorin solidar 2004" fondi shpërndanë ndihma 4 (kater) familjarëve dhe invalidëve të luftës.
Në mbledhjen e XV (pesëmbëdhjetë) kryesia merr vendim për ndihmë të godi-turëve nga „Tcunami" ne Azine Juglindore. Kjo shumë prej 1.000 (njëmijë).-Sfr u pa-guane konton „Glükskette" 10-15000-6 të peifaqesisë të Kombeve të Bashkuara ne Gjenevë.
Me vendimin e datës 26.03.2005, të mbledhjes së XVI (gjashtëmbëdhjetë) ndihmohet për shërim i mituri tejet e vobeket nga f.Strezoc, Veton Veliu me l .000.-Sfr.
Pas përfundimit të aksionit solidar „Nëntori 2005" ndihma u dërgohen 10 (dhje të) familjarëve dhe invalidëve të luftës. Në të gjitha rastet ku kryesia e fondit ka ndih-muar bashkatdhetarët është përpiluar vendim në formën e shkruar dhe në të gjitha rastet mjetet, të hollat, Janë dorëzuar me nënshkrim të dorezuesit dhe marrësit. Për këtë formë të pranim dorëzimit të mjeteve kryesia posedon dëshmitë në arkivin e vet. Nuk mund të kalojmë e të mos përmendim, se gjatë akcioneve të fondit për secilin rast Naser Nuhiun, bashkatdhetar i yni me banim e punë në Wienstadt, i cili në cdo rast kur fondi i drejtohet ndihmon me shumë më të lartë se xhdodhënës tjetër i ndihmave. Po ashtu edhe bashkatdhetari nga Kërçova Shpetim Pasholli, me banim në Listal, e Ismet Jashari janë të rregullt në pagesa për fondin. Për „Nentori-n solidar 2005" në konton e fondit janë regjistruar edhe 2 (dy) pagesa nga një italian i Sicilisë i quajtur Giovanni La Ferlita. Me këtë rast kryesia e fondit dhe ky kuvend falenderojnë të përmendurit.
Për të gjitha kë'to punë të kryera kryesia e fondit ka harxhuar këto mjete: për udhetimin e delegacionit në vendlindje, pril 2002, 950.- Sfr, për bartjen e kompjuter-ëve në vendlindje 800.- Sfr. Material, leter për shkrim ne kompjuter, 3,5 paketa nga 500 fletë, 1746 pliko (koverta) në 3 formate, 1746 pulla postale prej të cilave 1614 për posten „B" dhe 132 për posten „A". Shuma e të hollave të dhëna për këtë material është si vijon: për letër 20.-Sfr. për pliko (koverta) 62.- Sfr. për pulla postale, posta „B" 950 pulla nga 0.70.-Sfr 665.-Sfr, për poste „B" nga 0.85,-Sfr, 664 pulla postale, 564,2.- Sfr. Për posten „A" 80 pulla postale nga 0.90.-Sfr. 72.- Sfr., për posten „A" nga l.-Sfr, 52 pulla postale, 52.-Sfr. që gjithësejt bëjnë 3185,20.- Sfr.
Bashkatdhetarë të nderuar
Nga të dhënat e prezentuara nuk e kemi veshtirë të konstatojmë se karakterin dhe programin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore - Preshevë, Bujanoc, Medve-gjë ketu në Zvicër, të themeluar dhë udhëhequr nga bashkatdhetarë mërgimtarë të Kosovës Lindore, e përcakton situata politike dhe gjendja materiale e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, në shërbim te të cilëve fondi fund e krye edhe është orientuar. Për këtë arsye, dhe shumë të tjera të cilat këtu veç e veç nuk u përmenden, ne jemi të ven-dosur që aktivitetin tonë në fond dhe për fondin ta vazhdojmë pa marre parasysh pen-gesat që mund të na dalin përpara. Për këtë aktivitet na thërrasin zërat e dëshmorëve, zërat e jetimëve të dëshmorëve, zërat e invalidëve të luftës, zërat e atyre që përmes librave do ta ngritin nivelin e vetëdijes në shkallë më të lartë e proceset për çlirim përfundimtar nga zgjedha serbo-sllave do ti çojnë përpara, për ta sjellë dritën e lirisë ka-herë të dëshirueshme në Kosovën Lindore.
Dhe në fund është kërkesë e kryesisë së fondit dhe anëtarësisë së gjërë të tij, të posazgjedhurëve në zjgedhjet e fundit t'u deshirojmë sukses, që subjektet politike të Kosovës Lindore pa kurrëfarë hezitimi t'i formojnë strukturat udhëheqëse të autono-misë konform referendumit të l e 2 marsit 1992. Këto struktura të autonomisë të an-gazhohen te faktori i jashtëm i vendosjes për realizimin e pjesës së dytë të referendumit „bashkangjitje me Kosovën". Me shkëputjen e Malit te Zi nga Serbia kërkesa për një veprim të tillë është plotësisht e arsyeshme dhe e mbështetur në fakte se me sërb asnjë popull që nuk është sërb nuk mund të bashkjetojë. Pse atëherë ne të vazhdojmë bashkëjetesën me ta, kur për këtë nuk kemi asnjë arsye?
11.06.2006 Kryesia e fondit - kryetari
Zürich Skender Ismaili
|
|